Connect with us

Aktualitet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton lëvizjen e fundit, ja çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë ditën e nesërme lidhur me numrin e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo KZAZ në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas projektvendimit të KQZ-së, në rang kombëtar do të hapen 5 199 qendra votimi, ndërsa qytetarë me të drejtë vote në Shqipëri janë plot 3 588 869 të tillë. Për t’i paraprirë çdo të papriture, për zgjedhje do të prodhohen mbi 3 milionë e 660 mijë fletë votimi. Gjithashtu, në mbledhjen e nesërme pritet që KQZ të caktoje anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve që do caktohen për të numëruat votat.

Por ndërkohë që është porositur numri i fletëve të votimit, sërish nuk ka një model përfundimtar sesi do të votojnë shqiptarët më 25 prillit, pasi Kolegji Zgjedhor nuk i ka dhënë përgjigje ankesës së Partisë Socialiste. PS ka kundërshtuar vendimin e Komisionit të Ankesave lidhur me për listat e koalicionit PD-AN, duke prtenduar se kanë më shumë kandidatë nga numri i kërkuar në qarqe.

KQZ ka kërkuar nga Kolegji Zgjedhor, për të përshpejtuar ankimimin e PS, vendimi për të cilin do të merret po ashtu ditën e nesërme.