Connect with us

Aktualitet

Rama jep lajmin nga Shkodra: Pas të moshuarve, vaksinohen gratë që punojnë në fasoneri

Published

on

Kryministri Edi Rama ka bërë më dijë se sapo të mbarojë vaksinimi i të moshuarve mbi 70 vjeç, procesi do të vijojë me gratë dhe vajzat që punojnë në fasoneri. Gjatë një vizite te një fasoneri në Shkodër kryeministri Rama ka ndarë lajmin me pronarin e fasonerisë, teksa ka premtuar rritje rroge për të gjithë të punësuarit në këtë sektor.

“Sa të mbarojmë me vaksinimin me moshën 70-vjeç e lart të parët që do vaksinojmë do jenë gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon prej 4 ditësh në Shqipëri dhe deri më tani janë vaksinuar 100 mijë persona. Autoritetet qeveritare kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.