Connect with us

Aktualitet

Kallashnikovë, anti-tanke dhe snajpera, gjykata jep masën e sigurisë për anëtarët e bandës së armëve në Tiranë

Published

on

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka caktuar këtë të diel masën e sigurisë “arrest me burg” për nëntë personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Kompleksi”, ku u zbulua një bazë e madhe armatimi në Tiranë.

GJKKO ka lënë në burg të arrestuarit Flor Abazi, Paris (Bledar) Prenga, Blendi Deda, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla.

Ky grup kriminal u godit pak ditë më parë, pas një operacioni nga Policia e Tiranës, FNSH dhe Forcat RENEA, ku u zbuluan e shkatërruan 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake.

Gjatë aksionit, u sekuestruan arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, shtatë automjete, dy prej tyre të blinduara.