Connect with us

Aktualitet

“U ktheva nga emigracioni sepse besoja tek…”/ Rama u flet të rinjve në Laprakë: Unë s’jam këtu për veten

Published

on

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria mund të bëhet dhe për ta mbështetur këtë, shprehet se u kthye nga emigracioni.

Gjatë një takimi në Laprakë me të rinj, Rama tha se ngjitja është e vështirë dhe se kjo botë është e atyre që nuk ndalen.

“Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan, por se isha në emigracion. Më futi besimi tek vetja. Hera herës njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe kanë përfunduar në fund të greminës. Ajo pjesë e njerëzve që besojnë tek puna, tek vetja, tek guximi, i kanë lënë të tjerë që të delegojnë fatin e tyre.

Unë kam hyrë në këtë rrugë, pikërisht që fatin tim, të familjes time, të vendit tim, mos tua delegoja të tjerëve. Sot jam këtu që t’u them shqiptarëve; mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u dorëzoni. Ngjitja drejt majës ku duam të mbërrijmë është e vështirë. unë i kam realizuar të gjitha. I kam pasur të gjitha nderet nga populli im. Unë s’jam këtu për veten, ne, Erjoni, ju të gjithë e duam Shqipërinë jo për pushtetin, kurse ata e duan për pushtetin. Po të shohësh km në makinën time është më i gjatë se sa ajo e kryeministrave të gjithë bashkë në vendin tonë për shkak të udhëtimeve të mia në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.