Connect with us

Uncategorized

A lejohen homoseksualët në xhami?”, befason Imam Ahmed Kalaja: Nuk është vetëm për engjëjt!

Published

on

Imami i mirënjohur Ahmed Kalaja ka qenë i ftuar në televizionin Ora News në emisionin ‘Expuls’. I pyetur për njerëzit me orientim seksual të njëjtë, LGBTI, për faktin qe shpesh iu thuhet se kanë dalë nga “rruga e zotit”, se çfarë mendon si Imam, dhe nëse ka vend në fe për ta, Z. Ahmed Kalaja u shpreh:

“Njeri pa mëkate nuk ka. Edhe kjo gjë konsiderohet mëkat në fe. Por, një njeri i cili ka prirje të tilla nuk mund të konsiderohet i pafe, ose i dalë nga feja. Pra një njeri i tillë mund t’i falet Zotit 5 herë në ditë, mund të agjërojë Ramazanin.

Nuk e pengon asgjë. Se çfarë ka ai?Jo të gjithë rastet janë njësoj. Ka raste për shkak të rrethanave të jetës që i ka çuar në këtë lloj prirje, dhe kemi raste të tjera qe me të vërtetë mund të jenë qysh në lindje.

Gen përgjegjës për këtë prirje nuk ka, por askush nuk e mbyll derën e Zotit. Kam pas pyetje dhe nga njerëz të tillë dhe i jam përgjigjur dhe i kam drejtuar tek falja e namazit”- u shpreh ai.

Më tej, i pyetur për njerëzit që konsiderohen të pamoralshëm dhe a pranohen ata në xhami, hoxha u shpreh:

“Pse mos të vinë? Xhamia nuk është ngritur për engjëjt. Xhamia është ngritur pikërisht për këtë kategori njerëzish. Në xhaminë tim kanë ardhur lloj- lloj kategorie dhe janë përmirësuar”- u shpreh ai.