Connect with us

Aktualitet

Adriana Matoshi merr surprizën e bukur nga partneri i saj: Dashuria e jetës sime!

Published

on

Aktorja Adriana Matoshi, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës ka marrë një dhuratë të këndshme nga partneri futbollist, Keith Groeneveld.

Pavarësisht paragjykimeve, dyshja po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shihen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Por ndërsa iu duhet të qëndrojnë për shumë kohë në distancë, futbollisti e viziton herë pas herë në Kosovë dhe nuk nguron ta surprizojë me dhurata të veçanta.

Së fundmi, ai i ka dërguar aktores një buqetë në formë zemre me trëndafila të kuq.

Aktorja e ka ndarë dhuratën në rrjetet sociale, ku ka shkruar disa fjalë të ëmbla për partnerin.

“Dashuria e jetës sime” kur e them këtë e them me gjithë zemër.

Nuk do të dëshiroja një partner më të mirë. Faleminderit Zotit që më bekoi me një person si ty në jetën time. Dashuria ime për ty rritet çdo ditë. Mënyra se si më surprizon çdo ditë është e mrekullueshme.

Je një njeri kaq i mahnitshëm. Shihemi së shpejti, të dua,” ka shkruar ajo.