Connect with us

Aktualitet

Përplasja me armë në Mamurras, policia informacion zyrtar: Disa persona u konfliktuan me patrullën, dy policët u plagosën nga kolegu

Published

on

Të tjera detaje kanë dalë rreth ngjarjes së ndodhur sot në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një person i përfshirë në konflikt.

Policia e Kurbinit ka dalë me një njoftim për mediat ku bën me dije se disa persona janë konfliktuar me efektivët e patrullës që ishin me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësit e policisë të patrullës, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, së bashku me qytetarin që kanë mbetur të lënduar, shtetasin Nikoll Vorfi, janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë Kurbin

Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.

Informacion më të detajuar do të japë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në përfundim të veprimeve të para hetimore.