Connect with us

Aktualitet

Rama maskon operatorin e Report Tv si militantin e PD, prapaskenat e videos ku ‘mbështetësi’ demokrat e pyeste se kush do të fitonte

Published

on

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga tuneli i “Rrugës së Arbrit” dhe u pa krah një personi që kishte vënë maskën e Partisë Demokratike. Me një skenar të thurur, Rama tentoi ta shiste personin në fjalë si demokrat të flaktë, teksa shkruante krah videos se Partia Socialiste do të fitojë më 25 prill, duke nxjerrë edhe PD-në nga tuneli.

Burime për Dosja.al tregojnë se kryeministri Edi Rama e ka shkëputur këtë video nga xhirimet që po bënte për emisionin “Repolitix”, në “Report TV”, që drejtohet nga gazetari Denis Minga.

Dhe djali që ka vënë maskën me logon ‘Shqipëria fiton’, në të vërtetë është operatori i televizionit, Mirsal Hajdarmataj. Kështu, ky i fundit jo vetëm që nuk është një mbështetës i flaktë i selisë blu, por është maskuar nga kryeministri Rama si militant, për tu bërë pjesë e këtij skenari.

Një tjetër gjë e çuditshme në këtë video është edhe fakti se pikërisht në ditën e hapjes së tunelit të tretë të rrugës së Arbrit, Rama u ndesh krejt ‘rastësisht’ me një qytetar brenda tij. Vallë ç’po bënte qytetari vetëm në tunelin e sapo hapur?