Connect with us

Aktualitet

Vidhet gjatë natës kompania private në Durrës, arrestohet roja

Published

on

Një kompani private në Durrës ka rënë pre e vjedhjes gjatë orëve të natës, ku persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi parash.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar rojen e këtij subjekti, A. H., 58 vjeç, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas bluve 58-vjeçari nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar policinë në lidhje me këtë ngjarje.

Tanimë po vijon puna për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç.

Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.