Connect with us

Aktualitet

Rama në Lezhë, nuk jep llogari për dështimet, por merret sërish me opozitën: Basha si Rrapush Xhaferi

Published

on

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Lezhës në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit. Si në çdo qytet tjetër ai nuk la pa ironizuar opozitën, por duke përmendur një epitet tjetër për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Rama e quan Rrapush Xhaferri të veshur si dhëndër që ka dalë për të kërkuar për nuse, ndërsa shkesët janë presidenti Ilir Meta e ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se Rrapush Xhaferri ishte themeluesi i firmës piramidale “Xhaferri”, në vitet 1995-1997, një nga periudhat më të këqija të vendit.

Si mund ti besohet një lloj Rrapushi të ri i veshur e i zbukuruar si dhëndër që ka dalë për nuse ndërkohë që shkesët nuk duken, njëri duket e tjetri s’duket, Saliu e Iliri janë shkesët që duan me çdokush t’i tërheqin shqiptarët që u thotë shqiptarëve do t’u jap lekët.

Një nëne me fëmijë e u thotë do t’u jap lek, një çifti të dashuruar do t’u jap unë vetëm martohuni. Lek lek lek, ndërkohë që nuk jemi në këtë garë për lek lek lek, por jemi për një zgjedhje shumë të qartë, ca duam ne për atdheun tonë”, ironizoi Rama.