Connect with us

Aktualitet

Po dhunonte të ëmën, vëllai plagos vëllanë në Has, dërgohet me urgjencë në spital

Published

on

Një krim i rëndë ka ndodhur brenda një familje në Has, ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me thikë nga vëllai i tij. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak se 27-vjeçari ishte duke dhunuar nënën e tij, dhe kjo ka bërë që vëllai i tij ta qëllonte me thikë për ta neutralizuar.

Autori është arrestuar nga ana e Policisë, ndërkohë që i plagosuri është duke marrë mjekim në spitalin e qytetit të Krumës.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, kapet në kohë rekord autori. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës thikë.

Sot, rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç, banues në qytetin e Krumës.

Nga intervistimi paraprak shtetasi S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij.

Menjëherë grupi hetimor ka filluar hetimet dhe ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në qytetin e Krumës, u bë e mundur kapja e autorit, shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.

Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme.