Connect with us

Aktualitet

Incident pranë zyrave të LSI në Fier! Bashkia heq banerin e partisë, kandidatja për deputete i shkon zyrë Subashit

Published

on

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon se Bashkia e Fierit ka hequr banerat e LSI-së.

Kandidatja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka ndarë video-live pranë zyrave të Bashkisë, aty ku po presin një përgjigje nga krerët e institucionit.

Mehmetaj shkruan se kjo që po bëhet është e padrejtë pasi kanë një kontratë të nënshkruar midis palëve.

Mehmetaj ndodhet jashtë zyrës së kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi për të kërkuar llogari mbi aktin e bërë. Ajo qëndron pas zyrës, aty ku shihen forca policie që qëndrojnë në gatishmëri.

Postimi i Kejdi Mehmetajt:

Bashkia e Fierit po heq banerat e LSI, megjithëse ka një kontratë të nënshkruar midis palëve.
Në përgatitjet që po bëhen për takimin që do të mbajë kryeministri, ndër të tjera është hequr dhe ajo e LSI që ishte vënë në sheshin ku do të mbahet takimi ditën e sotme.