Connect with us

Aktualitet

“Defender21”, Yuri Kim: Në fillim të majit do të vijnë disa gjeneralë amerikanë në Shqipëri

Published

on

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë të ditur se në javën e parë të majit, në Shqipëri do të vijnë disa gjeneralë amerikanë.

Gjeneralët pritet të vijnë në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender21”.

Ambasadorja shkruan në rrjetet sociale se ata do të vëzhgojnë me mijëra ushtarë, marinarë e pilotë amerikanë e shqiptarë duke punuar bashkë në atë që ajo e cilëson si “stërvitje historike ushtarake”.

Postimi i plotë:

“Lajmi i mirë: Së Në javën e parë të majit do t’u urojmë mirëseardhjen disa gjeneralëve amerikanë në Shqipëri si pjesë e Defender21.

Ata do të vëzhgojnë mijëra ushtarë, marinarë e pilotë amerikanë e shqiptarë duke punuar bashkë në këtë stërvitje historike ushtarake.”

Stërvitja “Defender21″do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi.

Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake.