Connect with us

Aktualitet

Rama nga Durrësi: Zoti e nxori PD lakuriq dhe jo lakuriq si puna ime, paketojini lopët dhe derrat

Published

on

Nga Durrësi, kreu i qeverisë mori shembullin e Porto Romanos për ta paralelizuar kohën kur ajo mbulohej me plehra, me kundërshtarët e tij politikë. Rama tha se shqiptarët duhet t’i paketojnë bashkë me derrat dhe lopët e Porto Romanos.

“Ka zot që i nxori lakuriq dhe jo lakuriq si puna ime. Se unë jam paqësor. I nxori për t’i treguar se ata janë aty mbrapa derës. Ai, ata, derrat dhe lopët e Porto Romanos. Paketojini bashkë dhe lërini t’i marrë lumi i historisë. Do t’i shikoni pasi t’i jepni një nga ato goditjet që vetëm populli mund t’ia japë. Pasi të bëjnë disa javë sikur kanë fituar do behën të gjitha qingja.

Si Likja Sot. Dhe kujdes me atë 9, se 9 sa të kthesh kurrizin bëhet 6. Këto nuk janë rastësi. Siç doli dielli në Kukës kur u hap aeroporti. Rastësira janë këto? Te Mona se kam problem se nuk kanë për t’ia fërshëllyer shumë. Por 9 është problem se thonë hajde më se rrotacion.

Robi nuk ia ka gjet kurrë kësaj pune dhe e ka ndarë mendjen. 6 është numri i djallit. Edhe nxirre prapë Liken me raki dhe Saliun me hordhi. Dhe pastaj shihe ti Dubain e Adriatikut. Unë nuk kam ardhur këtu për votat. Numri im është 12. Të jesh një familje durrsak qytetare dhe t’i kesh rrënjët te tregtarët e Durrësit që shkonin në Itali dhe sillnin këto modën dhe të shkosh pas erës së derrave, ti mër vlla nuk je i djathtë, ke rrjedhur, i ke lëshuar pëllumbat. Stërgjyshi im bashkë me ata tjerët ngritën flamurin këtu dhe ti do të kthesh”, deklaroi Rama.