Connect with us

Aktualitet

U kapën me 5 mln lekë në makinë në Maqellarë, Gjykata jep masën e sigurisë për dy të arrestuarit

Published

on

Dy të ndaluarit e dy ditëve më parë në Maqellarë të Dibrës të dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dolën këtë Shtunë para togave të zeza në gjykatën e shkallës së parë në Dibër për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurores së çështjes, duke i lënë shtetasit Denis Xholi me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku 25 vjeç në arrest me burg.

Avokati mbrojtës Halil Zhuka tha se nuk ka prova që ato ta kenë kryer këtë vepër penale.

“U vendos masë sigurie arrest me burg për të dy personat. Arrest me burg pa afat. Për dy personat në hetim deklaruan se nuk e kanë kryer veprën penale që nuk akuzohen sepse janë kapur në makinë, nuk kanë qenë në kryerje e sipër as në provat që i implikojnë për veprën penale. Gjithsesi Gjykata vendosi masën arrest me burg, e kërkuar nga Prokuroria, miratoi masën”, tha avokati.

Kujtojmë që simpatizantë të Partisë Demokratike, bllokuan dy ditë më parë në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Ceku. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 5 milion lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.