Connect with us

Aktualitet

Simpatizantët e PS dhe PD përplasen në Manëz, shoqërohen në polici

Published

on

Në orët e mbrëmjes një tjetër përplasje është shënuar në qendrat e numërimit, këtë herë në Manëz ku ka pasur një konflikt midis simpatizantëve demokratë dhe atyre socialistë.

Policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat, kryetarin e Partisë Demokratike të Manzës, Gazmir Luku dhe të vëllain e tij Shpëtim Luku bashkë me dy nipat e tyre ndërsa nuk është marrë asnjë masë për simpatizantët e PS.

Manëz/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2021, në orën 20:30, në Manëz, në rrugë, janë konfliktuar verbalisht shtetasit G. L., M. L., D. L., M. S., Sh. L., M. H., dhe M. H., të cilët janë shoqëruar në ambientet e Policisë për tu pyetur mbi rrethanat e konfliktit dhe për tu trajtuar në zbatim të procedurave ligjore.