Connect with us

Aktualitet

Vrau me thikë vëllanë, Gjykata e Dibrës jep masën e sigurisë për 26 vjeçarin. Në seancë tha se…

Published

on

Gjykata e Peshkopisë ka dhënë masën e sigurisë për Florian Tonuzi, i akuzuar për vrasjen me thikë të vëllait të tij më të vogël në rrethanat ende të paqarta.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 26 vjeçarit, i cili mbrëmjen e 29 prillit, qëlloi me thikë vëllain e tij, Benard Tonuzi, i cili humbi jetën pak orë më vonë.

Në seancë, 26 vjeçari ka deklaruar nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur atë natë.

Ai u arrestua një ditë më vonë nga policia në fshatin ku jetonin, ndërsa familja kryente ceremoninë mortore për djalin e tyre më të ri.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin ku ishte fshehur në një kanal në fshatin Kurbeg.