Connect with us

Uncategorized

Belgjikë, protestë e qytetarëve të goditur nga masat kundër COVID-19

Published

on

Përfaqësuesit e sektorëve të goditur nga masat e vendosura me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) mbajtën protestë në Belgjikë duke kërkuar ndihmë shtesë, dhe lirim të masave, raportojnë për Pasqyra News

Përfaqësuesit e sektorit ushqimor dhe hotelierik, si dhe sektorët e angazhuar me organizimit të jetës së natës dhe tubimeve masive, që janë mbyllur një vit më parë për shkak të pandemisë në Belgjikë, u mblodhën sot në mëngjes në kryeqytet Bruksel.

Protestuesit, të cilët fillimisht demonstruan në mënyrë paqësore e më pas duke agravuar situata në tension.

Protestuesit kërkuan që qeveria federale të ofrojë më shumë ndihma për njerëzit dhe kompanitë që veprojnë në këto sektorë, duke theksuar se për shkak të masave të vendosura kanë vështirësi ekonomike dhe psikologjike.

Përfaqësuesit e sektorëve në deklaratën e përbashkët porositën se respektojnë masat, duke treguar në këtë mënyrë përgjegjësi të madhe.

Megjithatë, konsiderojnë se sakrifica e punonjësve në këto sektorë dhe familjeve të tyre nuk merren seriozisht sa duhet. /A.A