Connect with us

Aktualitet

Pas pak mblidhet Kryesia e PD/ Fatbardh Kadilli: Edhe sot do t’i kërkoj dorëheqjen Lulzim Bashës!

Published

on

Anëtari i kryesisë së PD dhe kandidati për drejtimin e kësaj partie, Fatbardh Kadilli, ka dhënë një prononcim për mediat pak para mbledhjes së Kryesisë. Ai bëri me dije se në këtë mbledhje do të kërkojë dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha.

”Jam sot për ti kërkuar edhe një herë dorëheqjen e parevokueshme Lulzim Bashës. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese, nis një periudhë shprese. Basha nuk është më zgjidhje për PD, por është problemi i saj. Jam i angazhuar për ta çuar përpara këtë projekt, për një PD të pastër. Nuk tërhiqem nga asnjë proces politik. Jam këtu për t’i shërbyer PD, sipërmarrja është e vështirë, por përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re, të pastër”, tha Kadilli.

Kujtojmë që më 30 prill Kadilli shpalli zyrtarisht kandidaturën për drejtimin e Partisë Demokratike. Në prononcimin e dhënë sot për mediat ai i u shpreh i gatshëm për ta vijuar garën me Bashën edhe nëse ky i fundit nuk jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Demokratët mbledhin sot për herë të parë pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Fillimisht në orën 17:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë, ndërsa rreth orës 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.