Connect with us

Aktualitet

Juristi i PD debat me Rusmalin për Vlorën: Je shembulli më i keq i intimidimit, kërcënimit dhe sharjes

Published

on

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) po zhvillon sot seancën për shqyrtimin e ankimimeve të opozitës për qarkun e Vlorës, ku ka pasur debate mes anëtarit Ilir Rusmali dhe avokatit të PD Marash Logu.

Rusmali u shpreh se avokati i PD formulon vetëm hipoteza dhe nuk provon me dokumente pretendimin e tij se 23 persona kanë votuar 60 herë.

Ndërsa Logu duke iu referuar Rusmalit tha se ai është i anshëm dhe nuk ka tagrin për leksione etike dhe morali.

Debati:

Rusmali: Nqs vihet me argumentin cila palë mund të sillet keq me anëtarët e trupës, mund të sillet pa edukatë, mund ti konfrontojë, mund ti kanosë, mund ti shajë.

Njerëzit që vijnë me këtë qëndrim nuk kanë kuptuar mënyrën se si funksionon shteti, drejtësia dhe ligji. Pyetjet unë nuk i bëjë për karshillik.

Pyetjet unë i bëj për të kuptuar raportin e provës me ligjit. Fjalia “a ekziston mundësia” bën fjalë për hipotezë, ne nuk na duhen hipoteza na duhen provat.

Hipoteza e ngritur nga z. Logu nuk formon provë. Provë formon vetëm fjalia, po dukumenti provon se 23 persona kanë votuar 60 herë. Z. Logu nuk e thotë sepse dokumenti nuk e provon. Për hilaritet mund të bëni shumë veprime dhe gjëra nga këto.

Logu: Për sa kohë personi që e bën leksionin është shembulli më i keq i sjelljes së keqe, intimidimit, kërcënimit, sharjes dhe mungesës së etikës…

Lako: Të lutem shumë…

Logu: Përse nuk e ndaluat personin tjetër, por më ndaloni mua. Edhe unë dua të flas për etikën, moralin, besoj se e bëj më mirë se z.Rusmali.

Një person që është e kundërta e asaj që na u prokalmua këtu, nuk e ka tagrin për të bërë leksione etike dhe morali. E kuptoj shumë mirë kur ka anëtarë që përpiqen tu shërbejnë argumenteve të njëanshme që kanë deklaruar më herët.

Kjo provë që kemi këtu është shumë e qartë. Është e zeza me të bardhë. Pra 23 zgjedhës kanë vendosur shenjat e gishtërinjve për të identifikuar 60 votues.

A është kjo shkelje e ligjit?!