Connect with us

Aktualitet

Sali Berisha paralajmëron padi ndaj shefit të diplomacisë amerikane

Published

on

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka paditur Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pas vendimit të tij për të shpallur Berishën dhe familjen e tij si të padëshiruar në SHBA.

“Jam këtu për t’iu informuar për një vendim të pazakontë. Për arsye që janë tërësisht të pa njohura për mua, Sekretari Amerikan i Shtetit ka publikuar dje në mënyrën më të papritur, më shpifëse vendimin. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike, por ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderonë e shtetit, e deri dje, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë të cfarëdoshme korruptive. Prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, sic është Franca, që të ngrejë ndaj z. Blinken një padi direkte për shpifje publike nga Gjykata e Parisit”, tha Berisha.