Connect with us

Aktualitet

A do të ketë një certifikatë dixhitale për të vaksinuarit? BE diskuton sot për pandeminë dhe ndryshimin e klimës

Published

on

Sot Samiti i udhëheqësve europianë në Bruksel hyn në ditën e dytë të tij. Pritet që të diskutohet në lidhje me pandeminë e Covid 19 dhe me ndryshimin e klimës.

Në mbledhjen e sotme fokusi kryesor do të jetë certifikata Evropiane e Vaksinimit Covid, e cila ëhstë një mënyrë që do të lehtësojë udhëtimet brenda BE.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel theksoi se certifikata do të lehtësojë udhëtimet, por gjithashtu ka bërë thirrje që të mos ulet vigjilenca dhe gatishmëria për mutacionet e reja që janë në qarkullim.

Marrëveshja e fundit për Certifikatat Dixhitale (vaksinimi kundër COVID) është një hap i mirëpritur. Ne duhet të vazhdojmë qasjen tonë të koordinuar për të lehtësuar lëvizjen e lirë në të gjithë BE”, ka thënë Michel.

Përveç kësaj, solidariteti i BE me vendet e treta për të luftuar pandeminë do të diskutohet, në veçanti propozimi i Komisionit për BE që të dhurojë të paktën 100 milion doza vaksinash në vendet e treta me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit.

“Si prodhues, eksportues dhe kontribues kryesor i vaksinave në COVAX, BE është në krye të përpjekjeve për të përmbushur nevojat globale. Tani duhet të shohim se si dhe deri në çfarë mase mund të përmirësojmë më tej shkëmbimin e vaksinave me pjesën tjetër të botës”, u shpreh zyrtari evropian.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në këtë takim, udhëheqësit evropianë i kthehen çështjes së ndryshimit të klimës, pas marrëveshjes së samitit të dhjetorit, kur vendosën synime ambicioze për vitin 2030 (reduktim 55% i emisioneve të dioksidit të karbonit) dhe para se të paraqiten propozimet legjislative të Komisionit.