Connect with us

Aktualitet

Biznesmeni në Sarandë rrëzohet nga shkallët, pëson dëmtime të rënda, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

Published

on

Një biznesmen nga Saranda ka mbetur i plagosur rëndë pas një incidenti të ndodhur sot.

Pëllumb Keqi, 47 vjeç, pronar i Hotel “Mare” në Ksamil aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët dhe për rrjedhojë ka pësuar trauma, kryesisht në qafë. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, për shkak të situatës kritike të traumës, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.