Connect with us

Aktualitet

KAS jep të dhënat zyrtare për rinumërim e Durrësit, PD dhe LSI kundërshtojnë: Masakra ka ndodhur para se qytetarët të shkojnë te kutitë e votimit

Published

on

Ditën e sotme ka përfunduar rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit, rezultati i të cilit nuk prodhoi ndryshime për sa i përket ndarjes së mandateve.

KQZ konfirmoi rezultatin e rinumërimit. PS humbi 26 vota; PD humbi 38 vota dhe LSI humbi 1 votë, pra në total janë -60 vota nga rezultati i numërimit të parë.

Por, teksa në KAS po lexoheshin këto të dhëna në lidhje me rinumërimin, përfaqësuesit e PD dhe LSI nuk kanë rënë dakord dhe kanë kërkuar që rezultati të mos miratohet.

Ata pretendojnë se masakra zgjedhore ka ndodhur përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, duke shtuar se KAS po bën në këtë mënyrë pjesën e e dytë të masakrës zgjedhore.

Pjesë nga debati:

Kaziaj: Nuk pati surpriza procesi

Kaziaj: Vleresimi nuk ka qene objektiv

Kaziaj: Do ndjekim te gjitha procedurat ankimore

Kaziaj: Kerkojme mosmiratimin e rezultatit

Kaziaj: Bashkohemi me kerkesen e PD per pavlefshmeri per Durresin

Logu: Masakra ka ndodhur para se qytetaret t’i drejtoheshin kutive te votimit

Logu: Zgjedhjet ne Durres u karakterizuan nga blerje votash

Logu: KAS po ben pjesen e dyte te masakres zgjedhore

Salianji: Ky proces rivertetoi se procesi i votimit ka qene korrekt

Salianji: Me procesin e Beratit dhe Durresit rikonfirmojet ligjshmeria e procesit ne gjithe Shqiperine

Salianji: Japim dakordesine per rivleresim te te gjithe qarqeve qe ankimohen ne vijim

Logu: A eshte e gatshme PS te beje transparence per te 19 kerkesat e PD?