Connect with us

MOTI

Moti për ditën e enjte, 27 Maj 2021

Published

on

Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë dhe pasdite. Në mbrëmje do të ketë më tepër kthjellime.

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme gati në të gjithë vendin, përjashtuar bregdetin. Përkohësisht reshjet do të marrin formë shtrëngate shoqëruar me shkarkesa elektrike të izoluara.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare. Në momentet me reshje dhe përgjatë bregdetit era do të fitojë shpejtësi e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri 6 ballë.