Connect with us

Aktualitet

Zbulohen detaje të reja, Klajdi Kodra ishte me vëllain kur plagosën 19-vjeçarin te Kompleksi Olimpik

Published

on

Policia e Tiranës ka dhënë njoftim lidhur me ngjarjen që ndodhi sot pasdite pranë “Rrugës së Kosovarëve”, te Kompleksi Olimpik në Tiranë.

Ishte Klajdi Kodra ai që qëlloi me armë në bark 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet njoftojnë se bashkë me Klajdin ka qenë dhe vëllai i tij, Aldo Kodra, të dy emra të njohur për policinë e Shtetit.

Tiranë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit R. K.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. K., ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre.

Dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin K. K., gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.