Connect with us

Aktualitet

“Janë hapur fjalë që të ka futur Luli”, Agron Shehaj i përgjigjet skeptikëve që dyshojnë në vërtetësinë e garës në PD

Published

on

Agron Shehaj hodhi poshtë dyshimet se ka qenë Lulzim Basha ai që e futur të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike.

Përmes emisionit “Të Paekspozuarit”, Shehaj tha se nuk duhen ngatërruar elementët e lidershipit me PD-në, ndërkohë që i cilësoi këto zëra si thashetheme.

“Të mos ngatërrojmë elementë të lidershipit me PD. PD nuk është vetëm lidershipi. Mendoj se jam një element i rëndësishëm në PD dhe nuk duhet të ngatërrojmë PD me njerëz të përveçëm. Këto janë një thashethemnajë dhe unë jam futur në garë për të sjellë ndryshime. Nëse duam të rrëzojmë Ramën duhet të jemi krejt ndryshe nga ai. Ne e kemi dashur demokraci, kjo është demokracia, në demokraci ka garë, në regjime ka tradhëtar. Kur dikush ka një mendim ndryshe shpallet tradhëtar. Në demokraci ka garë dhe konkurrencë”, tha Shehaj.