Connect with us

Aktualitet

Ky është 25 vjeçari që u vra mbrëmë në Shkodër

Published

on

Emilano Ndou është 25 vjeçari që mbeti i vrarë me kallashnikov në fshatin Bardhaj të Shkodrës pas konfliktit me bashkëfshatarin Mark Kodra, 47 vjeç.

Mbrëmjen e djeshme, pas konfliktit, 47-vjeçari ka qëlluar me armë Ndoun duke e lënë të vdekur.

Kodra është vënë në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes, dhe është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.