Connect with us

Aktualitet

Grushti i dytë i shtetit në nëntë muaj, Macron: Do të tërheqim trupat ushtarake nga Mali

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron, në një intervistë të dielën paralajmëroi se Franca mund të tërheqë trupat ushtarakë në Mali nëse vendi vazhdon të mbështesë islamizmin radikal.

Deklarata e tij vjen menjëherë pasi grushtit të dytë të shtetit në vendin e Afrikës Perëndimore në vetëm nëntë muaj.

Franca ka vendosur rreth 5,100 ushtarë në Sahel – më konkretisht në Çad, Burkina Faso, Mali, Mauritania dhe Niger si pjesë e operacionit të saj Barkhane kundër grupeve terroriste islamike.

Por të martën Parisi tha se arrestimi i Presidentit Malian Bah Ndaw dhe Kryeministrit Moctar Ouane me urdhër të kolonelit Assimi Goita përbënte një “grusht shteti të papranueshëm”.

Gjykata e qarkut ka miratuar si president të përkohshëm Goita.