Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur për herë të parë, pasi dha njoftimin me 19 maj, se DASH shpalli ”non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Kongresmeni republikan i shtetit të Nju Jorkut, Lee Zeldin e pyeti Blinken në lidhje me këtë vendim, duke i kërkuar më shumë detaje, por sekretari amerikan nuk preferoi të jepte informacion.
Lee Zeldin: Kohët e fundit ju keni njoftuar sanksione kundër ish-presidentit të shqipërisë, sali berisha dhe për shumë nga ne, kjo erdhi si e papritur. Sa i takon historisë së tij politike me shba-të, ai ka qënë një mysafir dhe aleat i ish-presidentëve bush, gjithashtu një kundërshtar agresiv i george soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?
Antony Blinken: Faleminderit! Ne vijojmë të shohim përtej kufijve, rreth atyre të cilët janë të përfshirë në aktivitete korruptive, ata që ‘minojnw’ të drejtat e njeriut apo që paraqesin sfidë për demokracinë apo parimet demokratike. Në rastin e tij ne patëm një çështje qw u zhvillua me process normal. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.
Lee Zeldin: Po, a ka ndonjë informacion specifik që ju mund të ndani me komitetin në këto çaste?
Antony Blinken: Nuk kam asgjë për të ndarë në këto çaste me komitetin, por do të isha i lumtur të komentoja, të sigurohesha që ta ndaja me ju dhe me këdo që është i interesuar.
Lee Zeldin: Po përpiqesha të bëja disa hulumtime për të gjetur se në çfarë afere korrupsioni është i përfshirë ai dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë, psh një gazetar që kërkon informacione sepse ka debate edhe pwr familjen e tij? Ku ta gjejw njw gazetar se rastin e korrupsionit që i refereoheni?
Lexo edhe : ”Sali e kalon dot oqeanin?” Berisha: Kur ma tha Rama, nuk dija gjë
Lexo edhe : ”Sali e kalon dot oqeanin?” Berisha: Kur ma tha Rama, nuk dija gjë
Vijon…