Connect with us

Aktualitet

Austria nuk e fal Maqedoninë e Veriut, luajtën pesë shqiptarë për fqinjët

Published

on

Austria nuk fal debutuesit e Evropianit, duke fituar 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, ku për fqinjët tanë luajtën 5 shqiptarë. Austriakët marrin kreun e grupit, në pritje të sfidës Holandë-Ukrainë.

Një episod për t’u theksuar pa nisur sfida. Katër shqiptarët që startuan si titullarë te Maqedonia e Veriut, Alioski, Bardhi, Ademi dhe Musliu, nuk kënduan himnin.

Ndeshja është zhbllokuar shpejt. Ishin austriakët shënuan me Lainer në minutën e 18-të. Mbrojtësi ka shënuar me një goditje të bukur fluturimthi pas një asisti të mrekullueshëm të Sabitzer.

Kundërpërgjigja e maqedonasve erdhi 10 minuta më mbrapa. Veterani Goran Pandev përfitoi nga një gafë në mbrojtjes dhe shënoi me lehtësi golin e parë në historinë e Maqedonisë së Veriut në Europian. Kaq për pjesën e parë.

Në të dytën, Austria luan më mirë, është më e saktë në pasime, gabon vetëm në finalizim. Maqedonia provon vetëm në një rast me kundërsulm. Dhe në minutën e 78-të vjen goli i dytë për Austrinë.

Pas një krosimi fantastik të Alabës nga e majta, Gregoriç, i ardhur nga stoli, devijoi saktë me të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetë. Dalje jo e mirë e portierit Dimitrevski. Në minutën e fundit, Arnautovic shënon golin e tretë për Austrinë dhe vulos fitoren 3-1.