Connect with us

Aktualitet

Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Hasit

Published

on

Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar dënimin me një vit burg për ish-kryebashkiakun, Adem Lala. Ish-kryebashkiaku u gjend fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij u ul në 8 muaj. Edhe pse u dënua me burg, Lala nuk shkon në qeli, pasi në vendimin e lënë sot në fuqi, dënimi i tij me burg është konvertuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Ai e apeloi vendimin, por ditën e sotme është marrë vendimi për të mos ndryshuar dënimin. Vendimi i marrë nga Gjykata e Posaçme i heq atij të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. Sipas SPAK, Lala kishte shpërdoruar detyrën gjatë një procedure privatizimi të një aseti publik teksa ishte kryebashkiak i Hasit.