Connect with us

Aktualitet

Rudina Hajdari flet për krizën me bashkëshortin: Largësia ka probleme

Published

on

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, deputetja Rudina Hajdari u largua drejt Amerikës për të takuar vajzën e saj. Por atë kohë, mediat shkruan se ka pasur edhe një krizë në çift me bashkëshortin.

Në daljen e parë në “Ftesë në 5”, Hajdari foli për marrëdhënien e tyre dhe tha se largësia sjell gjithmonë probleme, megjithëse ata po ia dalin shumë mirë që të ruajnë raportin për hir të vajzës.

“Kisha vajzën prej 3 muajsh në Amerikë dhe ika pas zgjedhjeve të 25 prillit se më kishte marrë malli. Ndër të tjera kisha dhe takime pune.

Bashkëshortin jam munduar ta mbaj sa më larg syrit publik, se ai ka vendosur që të mos jetë pjesë e kësaj dhe jam munduar t’ia plotësoj këtë dëshirë. Nga ana tjetër, mundohem të jem sa më transparente me publikun dhe kemi raport të mirë.

Këto katër vite e kemi pasur të vështirë raportin, por e rëndësishme është vajza. Ia dalim shumë mirë për këtë gjë, kështu që është një proces.

Nuk do të doja të jepja një detaj ku ai apo vajza ime të mos ndiheshin mirë. Mundohem sa më shumë ta ruaj privatësinë, por është e vetëkuptueshme që kur jeton në largësi, ka probleme. Do qëndroj në Shqipëri dhe do e shfrytëzojmë për të shkuar në brigjet shqiptare. Jam munduar të shpenzoj kohë me vajzën që kur jam kthyer.”