Connect with us

Bota

Ministrat e BE takim në Bruksel, Roth: Do të diskutojmë integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë

Published

on

Ministrat e jashtëm të BE këtë të martë janë mbledhur në Bruksel në kuadër të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrit gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth, kjo është një mundësi e mirë për t’i trajtuar çështjet ballë për ballë, pas takimeve të shumta virtuale në nivele ministrore.

Roth përmes një postimi në rrjetin Social shkruan se vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe.

“Bëhet fjalë për besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe”, shkruan Roth