Connect with us

Aktualitet

Arrestohet efektivi i Gardës së Republikës që shërben si shoqërues i komisionerit të KPA-së (Arsyeja)

Published

on

Mesnatën e djeshme në Tiranë është arrestuar një efefektiv i Gadës së Republikës i identifikuar si Arsan Demaj, i cili shërben si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit “Vetting”. Demaj është ndaluar nga punonjësit e policisë të komisariatit Nr.3 në Tiranë, pasi nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar.

Demaj, ka qenë në gjendje të dehur në timon dhe nuk ka pranuar t’i qëndrojë një patrulle policore që ishte e pozicionuar në një postobllok në rrugët e Tiranës.

Demaj, ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe më pas është larguar me automjet.

Por pas ndjekjes është bërë neutralizimi i tij. Në momentin e ndalimit, mësohet se Arsan Demaj, ka kundërshtuar urdhrin e policisë për ta shoqëruar në polici, duke shfaqur dhe veprime të rezistencës fizike.

Më pas Demaj është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.3 në Tiranë, ku mësohet se materialet hetimore do i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur” dhe “Kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të policisë”.