Connect with us

Aktualitet

Adriana Matoshi bën dedikimin emociones për partnerin: Solle lumturi në jetën time

Published

on

Adriana Matoshi dhe partneri i saj Keith Groeneveld festuan ditën e djeshme 1 vjetorin e lidhjes së tyre.

Në këtë ditë të rëndësishme për ta, futbollisti afrikan ndau disa momente nga takimet e tyre të para.

Ndërkohë, ditën e sotme Keith feston ditëlindjen dhe aktorja ka zgjedhur fjalët më të ngrohta për ta uruar.

“Të uroj më të mirat e kësaj bote për ditëlindjen! Ti je një mrekulli dhe një njeri shumë special.

Është me fat familja që të ka, me fat miqtë dhe të gjithë ata që janë rreth teje dhe faleminderit për 1 vit plot lumturi që ke sjellë në jetën time. Faleminderit Zotit që solli një njeri si ti në këtë botë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”, ka shkruar Matoshi.

Mirëpo mes urimeve të shumta, nuk kanë munguar as kritikat.

“Nëse ka dashni të sinqertë mes jush atëherë ka me pas dashni dhe mes meje dhe Samuel Umtitit”, ka shkruar një ndjekëse.

Ky koment duket se e ka irrituar aktoren e cila ia ka kthyer: “E keqja është se s’po të njoh as ty as Samuelin dhe e mira është që ti kënaqesh tu frymëzu prej nesh.. Paqe zemër”.