Connect with us

Aktualitet

Avokati i Shoqatës së Bashkive: Jemi bërë gazi i botës në Venecia!

Published

on

Avokati i ‘’Shoqatës së Bashkive’’ Jordan Daci i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka zbuluar se për 1-2 muaj Komisioni i Venecias do i kthejë përgjigje Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.

Daci thotë se Shqipëria është bërë gazi i botës me dëshirën për t’iu drejtuar sa herë Komisionit të Venecias, por në këtë rast fiton në çdo verdikt.

Avokati sqaron se Komisioni i Venecias do të japë vetëm një opinion dhe jo vendim teksa përsëri në dorë do e ketë Gjykata Kushtetuese.

Për Dacin, kësaj radhe do të fitojë ‘’Shoqata e Bashkive’’ me padinë e Voltana Ademit në 2019 disa javë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

‘’Është lajm i mirë sepse pas disa viteve në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, kemi një Gjykatë që ka mungesë në numër, por unë si profesionist e studiues i fushës i kam vlerësuar maksimalisht.

Ky institucion meriton përkrahje, dhe mungesë paragjykimi të plotë. Edhe nëse humbas apo fitoj një çështje, rëndësi ka të fitojë në mënyrë institucionale. Është lajm i mirë, për ta lidhur me rastin tonë, kishte përpjekje të shumëllojta dhe shumëfishta që bënë përpjekje për shqyrtimin e kësaj kërkese, me veprime të pamoralshme, të paligjshme për të penguar sigurisht gjykimin.

Kur kjo kërkesë paraqet interesin më të lartë publik për momentin në vendin tonë.

Tentativa e parë ishte dëshira për të pushtuar Shoqatën e Bashkive, kryesisht nga anëtarë të Shoqatës së Autonomisë Vendore.

Kështu që, përfaqësues të pushtetit vendor që u zgjodhën në mënyrë të paligjshme, jo kushtetuese, menduan të mbrojnë karriget e veta. Morën një përgjigje të merituar nga Gjykata e Tiranës.

Vetë procesi i djeshëm u tentua të mbahej peng, që lidheshin me këtë lëvizje që e kishte marrë përgjigje. Qeveria kishte vetëm një qëllim, pengimin e Kushtetueses për të gjykuar çështjen.

Është e qartë që një ndër kriteret për hapjen e negociatave është pikërisht gjykimi i çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, kushtetutshmërinë e saj.

Mua nuk më surprizon, jemi në qeveri dualiste, mban qëndrime të shumëfishta. Dje mendoj që e keni ndjekur debatin, se do të dukej si komente të njëanshme, qeveria ishte qesharake në raport me ne.

Së pari, Gjykata Kushtetuese shteroi gjykimin për pretendimet. E përfundoi hetimin gjyqësor të çështjes aq san a takojnë palët në atë vend. Ajo e pezulloi për një veprim tjetër, nuk e dërgon çështjen në Venecia, por do i dërgojnë disa pyetje me palët.

Gjykata do të marrë vendimin. Nuk do të japë mendim nëse është kërkesa e pranueshme apo jo. Është normale që ndodhi sepse ka një fillim historie me Komisionin e Venecias, ka një pretendim për dekretin e Presidentit.

Drejtësia nuk do të thotë urgjent. Shqipërisë nuk i kushton 1 apo 2 muaj derisa të dalë Venecia. Opinioni publik duhet ti jetë falenderuar Shoqatës. Kam bindjen që do fitojmë, Shqipëria fiton në secilin rast sepse do të kemi përgjigje kushtetuese për atë konflikt dhe palët do të vendosin kufijtë.

Ka vetëm vlerë orientuese dhe rekomanduse opinion, jo detyruese. Komisioni është institucion shumë i rëndësishëm i trashëgimisë europiane, jemi e njëjta familje, ata kujdesen mos japin opinion të prerë, nuk duan ta vendosin Gjykatën në pamundësi për të vendosur. Ia lënë në dorë Gjykatës.

Komisioni i Venecias ka sesione të ndryshme, sesionet e rregullta i ka në tetor e mars. Jemi bërë gazi i botës me dëshirën për t’iu drejtuar, të bezdisshëm, ka bërë një procedim edhe jashtë radhe. Do të bëjë një procedim të përshpejtuar. Natyra e çështjes është teorike, dhe nuk kërkon mision faktmbledhës, dhe ai mision që u mor me dekretin e Presidentit ka fakte të mjaftueshme.

Kemi ngritur dy kërkime, një verifikimi i kushtetueshmërisë së zgjedhjes së kryebashkiakëve dhe këshillave të dala nga 30 qershori. Mendojmë se nuk janë bërë në përputhje me Kushtetutën. Dhe e dyta për Bindjen Demokratike.

Janë ngritur disa pretendime, s’ka zgjedhje pa dekret Presidenti, mirë apo keq e vendos Gjykata Kushtetuese. Nuk kemi asnjë vendim të KQZ, sepse kanë pasur firmën e burgut ata zotërinj.

Kuvendi ka shkelur autonominë vendore dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura, duke u imponuar. KQZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor. Bindja Demokratike nuk ka ekzistuar juridikisht. Në të njëjtën ditë është bërë regjistrimi i partisë dhe regjistrimi në zgjedhje. Partia u regjistrua jashtë afatit, s’kishte as document regjistrimi. S’ka paraqitur firmat. Janë shkelur gjithë kriteret e Kodit Zgjedhor.

Ky verifikim bëhet vetëm nga Gjykata. Njeriu të bëjë zgjedhje duhet të ketë zgjedhje. S’mund të ketë zgjedhje me vetëm një alternativë. Mënyra si u zhvillua votimi ishte shkak për shkeljen e fshehtësisë së votës. Çdokush që merret pjesë në votim e dinin. Mos harrojmë që zgjedhjet kishin pjesëmarrje 15%. Ka me dhjetëra arsye të tjera. Mendoj që pala kundërshtare, edhe pse Këshilli i Ministrave është qeveria, por tek ne përfaqëson PS. Kjo u shfaq edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në opinionin që i ka paraqitur Gjykatës me shkrim është i kundërti. ‘’- tha Daci.