Connect with us

Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo jep disa këshilla: Si ta përballojmë të nxehtin përvëlues, dy kategoritë më të rrezikuara

Published

on

Ndërkohë që i nxehti përvëlues ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh me temperatura rreth 40 gradë, mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë disa këshilla për qytetarët.

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, thotë se moshat ekstreme, fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65 vjeç, si dhe ata/ato që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, diabetit, hipertensionit, etj., janë nga më të ekspozuarit dhe më të rrezikuarit në këto temperatura ekstreme jo të zakonshme për stinën.

Ja këshillat e mjekut

-Përkujdesi ndaj vetes dhe të afërmve duhet të jetë maksimal si për hidrimin e kujdesshëm po ashtu edhe për ushqimin e shpeshtë e të variueshëm, përsa kohë që nevojat e trupit për to rriten shumë

-Moshat ekstreme, fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65, si dhe ata/ato që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, diabetit, hipertensionit, etj., janë nga më të ekspozuarit dhe më të rrezikuarit në këto temperatura ekstreme jo të zakonshme për stinën-

-Vetëndërgjegjësimi mbetet primordial në përballimin e kësaj situate

-Temperaturat e larta rrisin shumë rreziqet e toksiko-infeksioneve ushqimore prej ushqimeve të përgatitura, të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatëshme

-45-50% e tyre vinë kryesisht nga shitësit ambulantë buzë detit apo buzë rrugëve, të pa paisur me mjete të përshtatëshme frigoriferike për ruajtjen e ushqimeve që tregëtojnë

-KURRË mos ripërpunoni termikisht për një fitim të munguar ushqimet e mbetura për t’i ritregtuar ato, sidomos orizin e gatuar disa orë ose ditë më parë

-Grumbullimet masive për ceremonitë festive të gëzimeve familjare janë potencialisht të rrezikshme, nëse organizuesit e tyre i nënvlerësojnë kushtet higjeno-sanitare të përgatitjes, të ruajtjes dhe të shërbimit të ushqimeve për këto ceremoni

-VERA po ashtu bashkëshoqërohet me infeksione nga më të ndryshmet të çdo organi tonë

-Ndaj KUJDES dhe vetëm KUJDES….Në çdo rrethanë ne MANTELBARDHËT dhe i gjithë personeli tjetër në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm jemi të gatshëm që me Profesionalizmin, Punën, Përkushtimin dhe Përkujdesjen t’ju gjëndemi, nëse shëndeti juaj vihet në rrezik.