Connect with us

Aktualitet

Plagosi të motrën dy ditë më parë në këmb me çifte, arrestohet 63 vjeçari

Published

on

Arrestohet 63 vjeçari Seit Danaj, i cili vetëm dy ditë më parë plagosi me çifte motrën e tij, Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe në Vlorë. Duke e qëlluar në këmbë dhe më pas u arratis në pyll, autori është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës.

Kujtojmë që në momentin kur ka qëlluar me armë gjahu drejt motrës së  tij, Danaj dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka ardhur si pasojë e konfliktit për motive të dobëta mes vëllait dhe motrës.

 Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur në datën 02.07.2021, në fshatin Bishan, Vlorë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, i shtetasit S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Bishan. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 02.07.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë gjahu (çifte), në pjesën e këmbëve, motrën e tij, shtetasen B. H., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.