Connect with us

Aktualitet

Dyshohet se u hodh nga ballkoni pas sherrit me burrin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës ku një 24 vjeçare ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës.

Sipas policisë 24 vjeçarja me iniciale A.Gj. dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj.

Ndërkaq për sqarimin e plotë të ngjarjes policia ka arrestuar bashkëshortin e viktimës, shtetasin A.Gj. 31 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.