Connect with us

Uncategorized

U bullizua pas skualifikimit të Gjermanisë nga EURO 2020, familja e ‘nazistes së vogël’ bën gjestin e admirueshëm me paratë e mbledhura

Published

on

Një burrë i identifikuar si Joel Hughes, nga Caerleon, Newport i Uellsit, i cili mblodhi 36 mijë funte për vogëlushen, tifoze të Gjermanisë, e cila u filmua duke qarë në një ndeshje të Euro 2020, thotë se paratë do të shkojnë për bamirësi, derisa edhe familja e saj tashmë është identifikuar.

Hughes nisi një mbledhje fondesh “për të treguar se jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar ishin të tmerrshëm”.

Disa tifozë të Anglisë kanë bërë komente abuzive në lidhje me të pasi ajo u fotografua duke qarë gjatë humbjes me 2-0 të Gjermanisë në ‘Wembley’.

Sipas BBC, në një deklaratë në faqen e mbledhjes së fondeve, familja e vajzës tha se donin që paratë t’i dhuroheshin Unicef-it.

“Në interes të vajzës sonë dhe familjes tonë ne do të dëshironim të mbeteshim privatë, megjithatë, dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për mbështetjen tuaj të mahnitshme”, thuhet në deklaratë.