Connect with us

Aktualitet

Mbërrijnë 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca me mbështetjen e Greqisë, Manastirliu: Të vendosur të vijojmë me planin e vaksinimit derë më derë

Published

on

Sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke falenderuar Republikën e Greqisë për mbështetjen për vendin tonë. “100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë”, bën të ditur Manastirliu.

Ministrja thekson se janë mbi 1.2 milionë vaksina anticovid të mbërritura në Shqipëri deri tani.

100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë. 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, u shpreh Manastirliu.