Connect with us

Aktualitet

Shkrihet Kadastra e Durrësit, dokumentet shkojnë në Tiranë

Published

on

Durrësi nuk do të ketë më një zyrë kadastrale pasi ajo do të zhvendoset në Tiranë.

Burimet kanë bërë të ditur se shkak për transferimin janë bërë proceset e tejzgjatura dhe burokracitë në kadastrat e qyteteve bregdetare që kanë ardhur për shkak të konflikteve mbi pronësinë.

Në fakt në Durrës më herët ka pasur edhe hetim prej prokurorisë për pronat e bregut.

Për shkak të rëndësisë së informacionit, transferimi i arkivit me dosjet, regjistrat hipotekorë e çdo gjë tjetër është bërë i mundur me praninë e policisë.

Burimet bëjnë me dije se shërbimet do të vazhdojnë në Durrës për sqarime dhe aplikime.

Transferimi nga Durrësi në Tiranë është bërë me qëllim shmangien e kontaktit fizik me njerëzit dhe për t’i orientuar më shumë drejt aplikimit online. /oranews