Connect with us

Aktualitet

Situatë alarmante! 1500 të helmuar dhe 2 viktima në Kosovë, del përgjigja e analizave

Published

on

Ka shkuar në 1500 numri i të helmuarve në Deçan, ku 51 ndër ta janë fëmijë. Kujtojmë që edhe dy persona humbën jetën.

Trupat e viktimave janë dërguar për autopsi, ndërkohë që lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Që nga dita e shtunë e deri më tani kanë kërkuar ndihmë shëndetësore 77 qytetarë nga Deçani dhe atë 51 në repartin e pediatrisë dhe 26 në emergjencë“, kanë thënë zyrtarë për informim të Spitalit të Pejës.

Ditën e sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit, kanë dalë negative. Sipas konfirmimit të IKSHPK-së, bazuar në rezultatet e fundit, uji nuk është faktor kontaminues që ka ndikuar në helmimin e banorëve të Deçanit.