Connect with us

Aktualitet

U kap me kokainë në makinë, efektivi i policisë mbetet në burg

Published

on

Elefterios Sullaj, efektivi i arrestuar me urdhër të SPAK është lënë në burg nga GJKKO.

Kjo e fundit ka rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie, duke e lënë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Sullaj u arrestua rreth një muaj më parë së bashku me dy bashkëpunëtoret e tij, Mikel Zhegun, dhe Eris Tafën.

Sipas SPAK, Sullaj ndihmonte dy personat e lartpërmendur që të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, për të shpërndarë drogë në Tiranë.