Connect with us

HOROSKOPI

Kjo eshte shenja qe muajin Gusht do e hape me surpriza/Paolo Fox parashikon te gjitha shenjat e horoskopi

Published

on

Dashi

Pavarësisht pamjes nuk do jeni aq të fortë gjatë kësaj dite. Në shumë momente do ndiheni vërtet delikatë dhe pa fuqi. Nëse keni një lidhje do ju lëndojnë shumë disa fjalë të partnerit, por nuk do e bëni veten. Gjithmonë do keni si synim të ecni përpara dhe të hidhni pas krahëve mërzitjet dhe pengjet. Dijeni se një ditë zemra do ju shpërthejë dhe do jetë më keq. Ju beqarët nuk do ju lejojnë familjarët të afroheni me disa persona dhe ju do gënjeni e do bëni gjithçka për të arritur atë që doni. Në punë nuk do jeni korrektë dhe do kërkoni më shumë merita nga sa do ju takojnë. Në planin financiar gabimet do jenë të njëpasnjëshme dhe gjendja do dobësohet.

Demi

ADVERTISEMENT

Dielli do ju bëjë më delikatë gjatë kësaj dite ama nëse dikush do tentojë t’iu cënojë do i nxirrni thonjtë dhe do sulmoni pa ju dridhur qerpiku. Nëse keni një lidhje më mirë të mos diskutoni sot çështje të trazuara sepse përveçse nuk do zgjidhni asgjë mund të ndiheni edhe më keq nga më parë. Sipas horoskopit, ju beqarët do filloni të afroheni me disa persona, por ziliqarët do bëjnë të pamundurën për t’iu prishur punë. Në punë, pavarësisht vështirësive, do arrini pak nga pak të ecni përpara drejt qëllimeve tuaja. Financat nuk do jenë aspak të këqija dhe delikate.

Binjakët

Të kesh një ide për idealen është një gjë dhe të ëndërrosh sikur e jeton atë është një gjë tjetër. Sot duhet të jeni më të qartë me veten pasi kjo do ju mbajë larg lëndimeve. Nëse keni një lidhje do jeni të mbyllur dhe nuk do i thoni partnerit se cilat janë ato gjëra që do pëlqeni dhe ato që nuk do pëlqeni prej tij. Në këtë mënyrë nuk do kuptoheni si duhet dhe nuk do përjetoni kënaqësitë e menduara. Nëse jeni beqarë nuk do hidhni hapat e duhura për të konkretizuar ëndrrat. Në punë do i keni të gjitha kushtet për të ecur përpara, por do druheni e do keni frikë. Në planin financiar duhet të merrni masa sa pa qenë vonë.

Gaforrja

Sot nuk do shqetësoheni për asgjë dhe do jeni përherë në mbrojtje. Nëse keni një lidhje nuk do përballeni me pengesa, përkundrazi shumicën e kohës do dashuroheni plot pasion me partnerin. Pasditja dhe mbrëmja do jenë shumë të ngrohta. Ju beqarët do jeni magnetikë dhe do ja shprehni pëlqimin çdokujt pa u druajtur aspak. Në punë jo çdo gjë do jetë e vështirë, megjithatë për më tepër arritje do ju duhet më tepër përqendrim. Do i përmbyllni pak e nga pak të gjitha detyrat. Financat as nuk do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja do përkeqësohet.

Luani

Venusi do ju bëjë shumë këmbëngulës sot dhe do arrini çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje zemra do ju ndihet edhe më mirë. Do kuptoheni me shikime me partnerin dhe kur të jeni vetëm do dashuroheni si kurrë më parë. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni me çdo lloj mënyrë kështu që nuk do e keni të vështirë të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do e fitoni më në fund postin që keni ëndërruar kaq kohë. As në planin financiar nuk do ju mungojë asgjë kështu që mund të jeni të qetë.

Virgjëresha

Sot do i merrni gjërat shtruar dhe do e shihni çdo gjë me pozitivizëm. Nëse keni një lidhje do keni besim tek partneri dhe do ndiheni gati të pranoni propozimin që ju ka bërë. Për ju do fillojë një etapë e re shumë më e bukur nga më parë. Ju beqarëve do ju bëhen oferta mjaft interesante që jo vetëm do ua shtojnë rrahjet e zemrës, por do ju ndryshojnë edhe rrjedhën e jetës. Në punë do ecni me planifikim dhe do dini përherë kur të veproni për të arritur më të mirën. Përfundimisht edhe financat do jenë shumë herë më të mirë nga më parë.

Peshorja

Mos i besoni shumë aparencës gjatë kësaj dite sepse keni për t’u zhgënjyer dhe do vuani. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mendoni për ndonjë surprizë të këndshme që do ua zbukurojë çdo moment. Mbajeni pranë partnerit dhe mos lejoni që t’i afrohen disa të ashtuquajtur ‘’miq’’. Ju beqarët do takoni disa persona, që ndryshe nga sa do duken, nuk do jenë aspak të sinqertë dhe të qeshur. Sipas horoskopit, në punë do kërkoni vetë të bashkëpunoni me një koleg me më shumë përvojë sepse do mësoni mjaft prej tij. Financat do e kuptoni se po pakësohen me shpejtësi dhe do reflektoni për të marrë masa.

Akrepi

Vështirësitë që do ju dalin gjatë kësaj dite mund t’i kaloni vetëm duke besuar tek vetja e duke mos u ndalur. Nëse keni një lidhje, në disa momente do e keni të vështirë të bini dakord me atë që keni në krah, megjithatë do reflektoni dhe nuk do thoni direkt fjalën e fundit. Nëse jeni beqarë do jeni më të qartë për ato që dëshironi të bëni dhe do joshni vetëm një person. Në punë keni për të ecur para me ritme të ngadalta, por të sigurta. Bëni durim dhe mos humbisni asnjëherë besimin për një të nesërme më të mirë. Paratë do i përkujdeseni më shumë dhe nuk do kryeni shpenzime të palogjikuara.

Shigjetari

Sot do jeni gjithë kohës në hije dhe do e urreni këtë situatë duke qenë se do ëndërroni përherë të jeni në plan të parë. Nëse keni një lidhje do jeni shumë xhelozë dhe do kërkoni që partneri as të mos i ktheje sytë diku tjetër. Në fakt me këtë sjelle nuk do bëni asgjë më shumë sesa do e përkeqësoni marrëdhënien me dorën tuaj. Ju beqarët do takoheni me disa persona, por ata do ju duken të këqij dhe të shëmtuar. Do e ekzagjerojnë disi. Në punë do jeni të pandalshëm, por nuk do ua njohin të gjitha meritat. Ne planin financiar duhet të bëni parashikime para se të hidheni në detin e shpenzimeve.

Bricjapi

Ka rrezik që sot të zhyteni në kujtime jo të mira dhe do mërziteni shumë. Nëse keni një lidhje do futeni në kriza të thella. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe do kapeni edhe me gjërat elementare. Po nuk ndryshuar qëndrim dhe sjellje vetëm pro bleme do keni. Ju beqarët do ndiheni nën presion dhe do keni frikë të hidhni hapa pavarësisht se dikush do ju pëlqejë tej mase. Në punë ka mundësi që talenti juaj për të negociuar të vihet në provë të vështirë. Tregohuni të duruar dhe mos thoni fjalë të pamenduara. Në planin financiar duhet të bëni më shumë përpjekje për ta stabilizuar situatën.

Ujori

Mërkuri dhe Hëna do ju bëjnë më të ndërgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të mos gaboni. Nëse keni një lidhje mos kërkoni shumë nga ai që keni në krah, por bëni fillimisht durim dhe së dyti hidhini sytë edhe nga vetja. Ju beqarët do ju joshin disa persona njëherësh dhe të gjithë do ju pëlqejnë. Në një moment do gjendeni në vështirësi se çfarë zgjedhjeje të bëni. Në punë vërtet keni humbur dinamizmin dhe ndonjë betejë, por do tregoni sot se luftën ende nuk e keni humbur. Reflektimi dhe këmbëngulja do ju çojë përpara. Sektori i financave do jetë më i mirë se dje.

Peshqit

Sot do bëni të pamundurën të sqaroni situatat e paqarta dhe do zbuloni edhe disa të vërteta. Nëse keni një lidhje do i bëni pyetjet e duhura partnerit dhe do arrini të sqaroheni njëherë e mirë edhe për disa pr obleme që ju kanë dalë. Mbrëmja ka për të qenë shumë më e kënaqshme. Ju beqarët mund të merrni mesazhe nga disa persona për të dalë. Pa u nxituar, reflektoni dhe me pas vendosni. Në punë do jeni më të përqendruar dhe askush nuk do ju largojë dot nga objektivat që i kishit vënë vetes. Në planin financiar keni për të pasur më shumë fat dhe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.