Connect with us

Kronikë

U qëllua me thikë, vdes 26-vjeçari shqiptar, nuk i mbijetoi dot plagëve

Published

on

Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë një ditë më parë në Ostiense të Romës. I riu shqiptar i identifikuar si Atjon Lopci nuk u mbijetoi dot plagëve dhe vdiq në spitalin San Camillo, pavarësisht ndërhyrjes në kohë të mjekëve.

Mediat italiane shkruajnë se shkak i vrasjes mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës. I riu u godit me thikë disa herë në pjesën e pasme të trupit, dje rreth mesditës, nga dy persona.