Connect with us

Aktualitet

“Shkrihet” PD e Korçës, kryetari Andrea Mano jep dorëheqjen, ikën sekretari dhe 14 anëtarë të Partisë: Jemi të revoltuar nga arroganca e Lulzim Bashës!

Published

on

Kreu i PD në Korçë, Andrea Mano, lajmëron se ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban aktualisht dhe nga ai i anëtarit të Këshillit Kombëtar, shkruan neësbomb.al. Ai bën me dije se bahskë me të ka dhënë dorëheqjen dhe sekretari Devis Osmani dhe 14 anëtarë të Partisë.

Mano shkruan se në PD, nuk ka asnjë shenjë vullneti për të parë në sy humbjen dhe për të reflektuar mbi shkaqet e vërteta të saj. Ish-kreu i PD i shtohet radhëve të demokratëve që kërkojnë që përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve të shikohet dhe te vetja.

Madje, ai thotë se njerëzit që Lulzim Basha “importoi” në Korçë për zgjedhjet e 25 prillit nuk përfaqësojnë vlerat e qytetarëve të Korçës.

“Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korces. Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD”, shkruan Andrea Mano.

Deklarata e plotë e Andrea Manos:

Te nderuar qytetare te Korces,

Sot eshte nje dite jo e lehte per ne, anetaret e kryesise se PD dega Korce .

Ne kushtet kur nuk ka asnje shenje vullneti per te pare ne sy humbjen dhe per te reflektuar mbi shkaqet e verteta te saj

– te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD

– te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite

– te bindur se sot Korca dhe Shqiperia  kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit

– Ne sot po largohemi nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Korce .

Une kam dhene doreheqjen si kryetar i PD dega Korce dhe sot po jap doreheqjen si aneter i Keshillit Kombetar te PD

14 anetare  te kryesise, qe jane ketu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i deges se Korces , Devis Osmani qe ka punuar prane meje per 8 vite , largohen me doreheqje te parevokueshme  nga ky funksion.

Te dashur qytetare te Korces , te nderuar demokrate :

– Ne qe jemi sot ketu ne kete salle dhe shume demokrate te tjere jashte kesaj salle te cilet kane punuar ne kushte te veshtira  per  PD , sot ndjehen te paperfaqesuar.

– Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin  e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .

– Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes .

– Ne i lexojme me seriozitet , perulesi dhe jo me arrogance mesazhet qe vijne nga rezultati i zgjedhjeve .

Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korces.

Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD.

Ne do te vazhdojme  te jemi anetare te PD , do te vazhdojme te besojme dhe te punojme per demokracine, per te sotmen dhe per te nesermen e Korces.