Connect with us

Aktualitet

Raporti i DASH për e-Albania: 95% e shërbimeve online, do të frenojë korrupsionin

Published

on

Rritja e shërbimeve publike online përmes e-Albania mori vlerësim maksimal nga një prej raporteve më të njohura ndërkombëtarë për klimën e investimeve, ai i Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas raportit të sapo publikuar të DASH, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri përfitojnë 95 përqind të shërbimeve publike online nga muaji mars i këtij viti. Raporti prestigjoz “Investment Climate 2021” vë në dukje se digjitalizimi në rritje do frenojë korrupsionin pasi kufizon kontaktet me administratën publike.

“Nga Marsi 2021, 95 përqind e të gjitha shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset ishin në dispozicion online përmes portalit e- Albania. Platforma ofroi më shumë se 1,200 shërbime për qytetarët dhe bizneset. Digjitalizimi i shtuar i shërbimeve pritet të frenojë korrupsionin duke kufizuar kontaktet e drejtpërdrejta me zyrtarët e administratës publike”, citohet në raportin e DASH.

Shërbimet publike online janë kthyer në një prestigj ndërkombëtar për qeverinë shqiptare pasi po referohen si model suksesi. Edhe me herët, raporte ndërkombëtare të OKB, OECD, BE kanë vlerësuar qeverisjen digjitale të Shqipërisë.

Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në botë është një nga raportet më të referuar nga investitorët e huaj. https: //www .state .gov/reports/2021 -investment-climate-statements/ albania/