Connect with us

Aktualitet

Nuk ndalet droga në Portin e Durrësit/ Rekordi, në katër muaj u kap një ton kokainë

Published

on

Vetëm në katër muajt e fundit, në pikën Kufitare të Portit të Durrësit janë sekuestruar mbi 1 ton kokainë që vinte nga Amerika e Jugut, por nuk dihet sasia që mund të ketë kaluar pa u konstatuar nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare.

Trafikimi i sasive të mëdha të kokainë po përmes kontejnerëve me banane nga Amerika Latine, është një skenar që përsëritet në Portin Detar të Durrësit. Vetëm në harkun e katër muajve janë kapur 5 ngarkesa.

Para ngarkesës së djeshme prej 7 kilogramë kokaine u sekuestruan edhe katër ngarkesa të tjera për afro 120 ditë. Më 18 qershor, u kapën në Portin e Durrësit një sasi shumë e madhe kokaine, plot 325 kg drogë që kalonte transit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.

Sasia e kokainës u gjet nga Policia e Durrësit në serbatorin e një kamioni me targa të huaja.

Më datë 10 prill, një tjetër sasi prej 134 kg e ndarë në 120 pako u kap nga Policia. Droga u gjet po në një kontejner të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare “Masabi Fruits” me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen “Dance” që u nis nga Ekuadori.

Në datën 1 prill të këtij viti, në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një kontejner me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arben Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018.

Ndërkohë, një tjetër sasi e madhe e futur nga Porti i Durrësit u sekuestrua në Kosovë. Bëhet fjalë për në datën 17 maj, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë në Kosovë, drogë e cila kaloi nga Porti i Durrësit.